Site icon Telegrafi

Metalica dhuron 250 mijë euro për një qendër spitalore në Rumani

Bendi amerikan, Metallica ka dhuruar 250 mijë euro në formë humanitare në shtetin rumun.

Grupi i famshëm i muzikës rok ka ndarë një shumë të parave për një qendër spitalore të onkologjisë për fëmijë.

Donacioni “Daruieste Viata” (Dhuro jetë) i themeluar në vitin 2012 dhe u realizua në prag të koncertit të grupit përmes fondacionit jofitimprurës të bendit, “All Within My Hands”.

Ndërtimi filloi në mesin e vitit 2018 si pjesë e punës si një spitali në Bukuresht, një nga të paktët që do të ndërtohej në Rumani në 30 vitet e fundit.

Përfundimi i projektit pritet vitin e ardhshëm, dhe deri më tani, janë mbledhur donacion rreth 260 mijë euro.

Ndryshe, Metalica do të vazhdojnë me koncerte edhe në shtete të tjera evropiane dhe botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version