Site icon Telegrafi

Metalet e prera me shumë saktësi, kur bashkohen duken sikur një objekt i vetëm (Video)

Nëpërmjet inxhinierisë metalurgjike, që punon me saktësi të madhe në prerjen e metaleve, janë kryer disa prerje me shumë saktësi, sa që përputhjet bënin të dukej sikur në fund ishte vetëm një objekt.

Fillimisht, shfaqen pjesët me reliefë, por që ku bashkohen nuk vërehet asnjë shenjë se janë dy pjesë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Madje, në shumë raste, duke sikur metalet shkrihen në njëra tjetrën, për shkak se rrëshqasin nëpër hapësirat e përshtatura.

Kjo teknikë zakonisht përdoret për të krijuara pjesë shumë precize, si eshtra artificiale ose pjesë të aeroplanëve.

Shkëndijat e elektricitetit lëshojnë deri në 12 mijë gradë Celsius, që mundësojnë të shkrihet pothuajse çdo element i nevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version