Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë realizoi takim me Presidentin e Shqipërisë, llir Meta.
Të dy bashkëbiseduesit ishin të njëzëshëm në lidhje me vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme edhe në të ardhmen, me atë që ato do të përforcohen dhe do të thellohen ndërmjet pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në vendet.
Presidenti i Shqipërisë, Meta tha se bashkëpunimi i tillë duhet të përfshijë bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunimin në nivel të komunave, si edhe bashkëpunimin ekonomik në tërësi.
“Republika e Shqipërisë e cila është anëtare e NATO-s, është përkrahëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në këtë strukturë sigurie, me ç’rast u pajtua se detyra prioritare e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme është zbatimi i reformave dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, diçka që është kyçe jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për rajonin në tërësi”, theksoi Meta.
Në këtë kontekst, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Xhaferi e informoi Metën për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se jemi të orientuar kah ndërtimi i shoqërisë së vërtetë qytetare me shfrytëzimin e mekanizmave demokratike që janë në dispozicion në suazat e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në Maqedoni, në zbatimin e proceseve reformuese të cilat janë kyçe për integrimin në BE dhe në NATO dhe në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët.
Përveç këtyre çështjeve, gjatë takimit u bisedua edhe për përparimin e të drejtave të bashkësive etnike që jetojnë në të dy vendet, me ç’rast kryetari Xhaferi e përshëndeti nxjenjen e Ligjit për minoritetet në Shqipëri, me të cilin ligj pranohen nëntë minoritete nacionale, ndër të cilat edhe minoriteti maqedonas./Telegrafi/