Telegrafi

Meta: Votoni kundër atyre që kërkojnë të blejnë të ardhmen tuaj

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur për mediat pas votimit ku edhe bëri thirrje që të mos votojnë për ata të cilët kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre.

Në një prononcim të shkurtër pas votimit Meta pasi uroi për ditën e Fitër Bajramit, u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë ata që kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre.

“Kam një mesazh që ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion për votën e tyre, kujtdo që ble të ardhmen e tyre. E ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë për ta në këtë ditë. Shqiptarët duhet të dënojnë arta që dërgojnë sekserë që kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre”, tha Meta, shkruan Lapsi.al.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi.