Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar nismën e Presidentit, Bujar Nishani në shërbim të dialogut politik.
Gjatë një takimi që Nishani pati me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) Andreas Schieder tha “se në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.”
Meta i shprehu Andreas Schieder mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Ndërsa Schieder e uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës duke vënë në dukje se Austria mbështet stabilitetin politik të Shqipërisë dhe progresin e reformave kyçe në vend.
Në përfundim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon ku u nënvizua nevoja e forcimit të rolit stabilizues të Shqipërisë si dhe u vlerësua roli i Austrisë si partner i të gjithë vendeve të Ballkanit.