Telegrafi

Meta viziton familjen e Azem Hajdarit

Pasditen e kësaj të enjteje, kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e udhëheqësit të “Lëvizjes së Dhjetorit”, Azem Hajdari.

Në këtë vizitë, presidenti Meta vlerësoi rolin historik të Hajdarit në frymëzimin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1991, duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.

Vizita e presidentit vjen vetëm dy ditë pas përkujtimit të 19-vjetorit të vrasjes së tribunit të demokracisë, më 12 shtator 1998, karrigia e të cilit në Kuvendin e Shqipërisë, këtë legjislaturë është zënë nga e bija e tij, Rudina Hajdari, deputete e Partisë Demokratike.