Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit të parlamentit gjerman pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!”
“Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.”
“Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!”, shkruan Meta.