Site icon Telegrafi

Meta: Unë te LSI-ja jam si Ronaldo te Portugalia

Kreu në detyrë i Kuvendit Ilir Meta tha se LSI nuk do të dëmtohet nga mungesa e tij në zgjedhje, përkundrazi. Madje ai ka bërë një batutë duke u kujtuar të gjithëve finalen e kampionatit europian të vitit të kaluar, ku pavarësisht se ylli i Portugalisë la ndeshjen, përsëri kupa u ngrit nga Portugalia.

“A do dëmtohet LSI nga ikja ime? Zero. Aq sa u dëmtua Portugalia me Francën në finale kur u dëmtua Ronaldo në fushë. Por pavarësisht dëmtimit të kapitenit, Portugalia fitoi falë mobilizimit të ekipit”- tha Meta.
Ai ka bërë edhe një premtim përpara gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti atë se sa mandate do të fitojë LSI-ja në këto zgjedhje.

“Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet Petrit Vasili. Unë do ua them para se të hapen kutitë se sa mandate do marrë LSI-ja. Them se LSI ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë”, tha Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version