Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në raport me Kosovën.
Meta në një intervistë për “Opinion” në TV Klan ka thënë se Rama dëmtoi procesin e njohjeve të Kosovës me deklaratat e tij në Kosovë për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri.
“Si mundet që në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër [Serbia] reagon me vrap dhe thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk duhet të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë”, deklaroi Meta.
Presidenti i Shqipërisë thotë se kur Rama e hodhi në gjyq Haradinajn, ai e bërë këtë me porosi për ta defaktorizuar Kosovën në bisedime.
Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës [Ramush Haradinajn]. Pse e bën këtë gjë? E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. E dyta. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh? Sepse ai tjetri do t’i provonte se ky [Rama] kishte propozuar ndarjen e Kosovës. Jam 1000 për qind i sigurt për këtë./Telegrafi/