Meta u është përgjigjur përdoruesve që thonë se e kanë gjetur veten automatikisht duke ndjekur presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance dhe zonjën e parë Melania Trump menjëherë pas inaugurimit të Trump të hënën.
Në një deklaratë të së mërkurës në Threads, drejtori i komunikimit të Meta-s, Andy Stone, shkroi: “Njerëzit nuk u detyruan të ndiqnin automatikisht asnjë nga llogaritë zyrtare në Facebook ose Instagram për Presidentin, Zëvendës Presidentin ose Zonjën e Parë”.
Ai shtoi se përmbajtja në llogaritë e menaxhuara nga Shtëpia e Bardhë ndryshon me çdo administratë të re, procedurë që Meta ndoqi gjatë tranzicionit të fundit presidencial.
Kjo vjen pasi përdoruesit u ankuan në platforma si Instagram dhe Threads se llogaritë e tyre filluan të ndiqnin llogaritë @POTUS, @VPOTUS dhe @FLOTUS pa asnjë veprim nga ana e tyre.
Disa thanë gjithashtu se “unfollow” (mos ndjekja) e llogarive nuk ka funksionuar. /Telegrafi/