“Kur ekziston vullneti i mirë, absolutisht që mundësia është për të restauruar dhe për të mirëmbajtur Teatrin ekzistues dhe për të ndërtuar një Teatër të ri”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për Televizonin TV1 Channel në Shkodër, ku foli për debatin e krijuar pas kthimit në Kuvend të dy ligjeve: ligjit “Për Teatrin” dhe atij “Mbi tatimin mbi të ardhurat”.
“Pa dyshim që Tirana si kryeqytet që është shtuar disa herë në numër në këto tre dekada, ka nevojë për Teatër të ri, ka nevojë për qendra të reja të zhvillimit të kulturës, të artit. Të gjitha këto mund të ndodhin absolutisht duke respektuar Kushtetutën dhe legjislacionin aktual në fuqi në vendin tonë”, u shpreh Presidenti.
Meta theksoi se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është një detyrë e të gjithëve.