Site icon Telegrafi

Meta: Do të nxisim pejanët që të investojnë në bujqësinë e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta po zhvillon një vizitë në komunën e Pejës.

Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit është takuar me Kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve.

“Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve. Ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë”, tha Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version