Telegrafi

Meta: Do të negocioj për krizën

Ilir Meta do të vijojë që të jetë kryetar i Kuvendit deri më 24 korrik, ditën kur dhe ai do të betohet si President i Republikës.

Por, nga sot në mbrëmje, ai do të largohet nga drejtimi i LSI për t’ja lënë këtë detyrë nënkryetarit e bashkëpunetorit të tij më të afërt, ministrit Petrit Vasili.

“Pas përfundimt të listave të kandidatëve për deputet nga kryesia e LSI të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI. nuk është detyra dhe obligimi im që të bëj premtime për 4 vitet e ardhshme në emër të LSI. kështu nga dita e sotme, unë çlirohem nga çdo lloj raporti partiak me PS dhe drejtuesit e saj lidhur me raportet midis koalicionit, pasi të gjitha këto kompetenca do i kalojnë zotit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI”, deklaroi Meta, raporton TCH.

Meta u kujdes të saktësonte se dhe marrëdhëniet mes PS dhe LSI tashmë janë në dorë të Petrit Vasilit dhe strukturave drejtuese të LSI-së.

Duke u ndalur tek situata politike në vend Presidenti i zgjedhur, edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij për t’u takuar me këdo dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën në vend.

“Në bashkëpunim me Presidentin Nishani dhe me opozitën do të dëshiroja, me Kryeministrin dhe të tjerë për të bashkëpunuar që vendi të ketë një proces tërësisht normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor”, tha Meta.