Site icon Telegrafi

Meta pret gjimnazistë e mësues nga Krusha e Madhe e Rahovecit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit.

Ai është shprehur i lumtur për vizitën e tyre në Presidencë, duke thënë se bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerëzoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur “Ukshin Hoti” dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi.

Bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë”, ka thënë Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version