Presidenti Ilir Meta ka pritur Ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavușoğlű, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë.
Presidenti nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe vlerësoi vëmendjen që Presidenti Erdogan i kushton këtij bashkëpunimi.
Meta gjithashtu i shprehu Çavușoğlű mirënjohjen për mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/