Telegrafi

Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar këtë të premte me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka thënë se ishte kënaqësi të diskutonte hapur dhe në mënyrë konstruktive me ambasadoren mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.

“Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Meta përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/