Ka nisur në Tiranë konferenca e 25 e Shoqatës së trupave zgjedhorë europianë, ku po marrin pjesë zyrtarë vendas e të huaj.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar se, Shqipëria ka bërë hapa përpara në respektimin e standardeve zgjedhore, por mbetet ende shumë për t’u bërë.
“Përgjegjësia për standardet është e të gjithëve ne”, ka thënë Meta, sipas të cilit, “procesi zgjedhor duhet të reflektojë transparencë dhe siguri”.
Në këtë drejtim, Meta ka vlerësuar se, “OSBE-ODIHR ka luajtur një rol të rëndësishëm me rekomandimet që i ka dhënë Shqipërisë”.
“Dhe ne i kemi kërkuar që të ofrojë ndihmë edhe për zbatimin e rekomandimeve”, ka shtuar kreu i Kuvendit. /Top Channel/