Site icon Telegrafi

Meta: Sistemi i drejtësisë drejt kolapsit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot rreth shqetësimeve të avokatëve për hartën e re gjyqësore.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit thekson nevojën urgjente që ka sistemi i drejtësisë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ngarkesës së lartë që ai thotë se është drejt kolapsit.

Sipas Presidentit, harta e re duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerable.

Shkrirja e 13 Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe dhe 5 Gjykatave të Apeleve, sipas kreut të shtetit nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrsesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

Vetëm pas plotësimit të vakancave në sistemin e drejtësisë, Presidenti Meta thotë se mund të ketë një hartë të re gjyqësore sipas standardeve të BE-së. /tvklan/

Exit mobile version