Site icon Telegrafi

Meta: Shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve.

Meta në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version