Site icon Telegrafi

Meta: Shqiptarët kanë nevojë për dialog të vërtetë dhe pa manipulime

Në kushtet kur opozita dhe qeveria kanë arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, një mesazh vjen nga presidenti Ilir Meta.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për dialog të vërtetë dhe të hapur”, ka deklaruar presidentit Ilir Meta në veprimtarinë e prezantimit të Mesazhit të Paqes së Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas Kreut të Shtetit, shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar.

“Sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, dhe në vendimmarrjen, dhe destinacionin evropian të vendit. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!/Ora News.tv/

Exit mobile version