Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.
Në këtë takim, Meta deklaroi se Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE.
“Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, vijoi ai.
Meta gjithashtu ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Ai tha se bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për kryesimin e radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.
Sipas tij, ka një shqetësim për situatën aktuale politike në Shqipëri.