Site icon Telegrafi

Meta: Shqipëria ka nevojë për qetësi, jo sherre

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Kërrabë, aty ku përcolli mesazhin se “LSI-ja është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë”.

“LSI-ja është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë përmes nxitjes së reformave që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në BE”, tha Meta.

Kreu i LSI-së shtoi se “Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund”

“Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”, theksoi Ilir Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version