Telegrafi

Meta me Shpend Ahmetin: Forcim bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Në përfundim, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit”.