Site icon Telegrafi

Meta: Shmangni dhunën, dallimet politike nuk duhet të cenojnë bashkëjetesën

​Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka apeluar për vetëpërmbajtje të gjithë secilit ditën e nesërme kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka apeluar të ruhet paqja sociale.

“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale”, ka shkruar Meta

Më tej ka thënë se të “gjithë duhet t’i shërbejmë së ardhmes evropiane të Shqipërisë, ndërsa ka ftuar që të shmangen provokimet që çojnë drejt dhunës”.

“Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cenojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, ka shkruar Meta./Telegrafi/

Exit mobile version