Site icon Telegrafi

Meta: Reforma në drejtësi do të votohet

Kryetari i Kuvendi Ilir Meta, duke folur gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve, e zhvilluar vetem mes tij dhe kryetareve te grupeve parlamentare, pasi kreret e komisioneve nuk jane votuar ende ne Parlament.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të miratohet më 21 korrik, sipas Komisionit të Venecias dhe se ajo do të duartrokitet nga SHBA dhe BE.

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet.

“Reforma në drejtësi do të votohet. Mos mendoni se nuk ka as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisioneri Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falënderoj dhe Basha dhe Rama. Ata kanë qenë mjaft konstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falënderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me misionet ndërkombëtare”, deklaroi Meta. /KP/

Exit mobile version