Telegrafi

Meta: Reforma në drejtësi do të kalojë

Kryetari i Kuvendi Ilir Meta, duke folur gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve, e zhvilluar vetem mes tij dhe kryetareve te grupeve parlamentare, pasi kreret e komisioneve nuk jane votuar ende ne Parlament.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar sot në emisionin Opinion se Reforma në Drejtësi do të kalojë dhe se “angazhimi im ka qenë dhe do të mbetet deri në fund për këtë gjë”.

“Këtë e kam patur bindje prej kohësh. Mu lëkund pak javë më parë, por pas takimit të sotëm me Ramën dhe Bashën kam bindjen se jemi pranë konsensusit për Reformën në Drejtësi”, tha Meta.

Drafti që u diskutua sot është ai hibrid që u propozua nga znj. Nuland dhe është tërsisht i mundur për t’u arritur konsensusi, tha Meta.