Telegrafi

Meta reagon për vdekjen 18-vjeçarit: Anri Kashiku, heroi ynë!

Anri Kashiku sot bërë një gjest heroik që do të mbahet mend gjatë, sidomos nga vëllai dhe miku i tij, të cilët i shpëtoi nga mbytja, por vetë nuk mundi të dilte i gjallë.

Anri 18-vjeçar, pa hezituar u fut mes dallgëve në det dhe ndihmoi vëllain dhe mikun, por valët e përpinë duke e mbytur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë por edhe gjest heroik, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka ndarë dhimbjen me familjen Kashiku.

Lexo po ashtu Dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain e shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia

“Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit./Telegrafi/