Pesë tërmete kanë ndodhur këtë të shtunë në Shqipëri, ku përveç dëmeve materiale ka edhe dhjetëra të lënduar.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur keqardhje për gjendjen e krijuar duke thënë se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranes. Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetareve nga strukturat përgjegjëse shtetërore.
Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, ka shkruar Meta në Facebook./Telegrafi/