Telegrafi

Meta: Rama të japë dorëheqje të menjëhershme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar dorëheqjen urgjente të Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Meta tha se Rama shkeli marrëveshjen e 5 qershorit dhe gjithashtu u shpreh se kryeministri aktual i shkatërron zgjedhjet duke mos i lejuar që ata të jenë të lira e të ndershme.

“Ai vetë, Rama, çfarë mund ti japi më shumë shqiptarëve veçse një dorëheqje të menjëhershme, për këtë dëm që po i bën të ardhmes evropiane, shkretim që po i bën vendit, dëmin që i ka bërë çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Meta në SyriTv.

“Çfarë ka ai me marrëveshjen e 5 qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira e të ndershme? Pse i shkatërron ai zgjedhjet. Për hapjen e negociatave, s’bëhet fjalë jo deri në 25 prill, por deri në zgjedhjet e tjera nëse në 25 prill s’ndodh një rotacion i përmasave të mëdha që ti japi legjimitet qeverisë së re”, shtoi kreu i shtetit.