Kur janë eshe 24 orë nga tubimi i thirrur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ky i fundit ka i bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 2 marsit.
Këtë mëngjes, kreu i shtetit shqiptar e ka nisur ditën me një video, të fillim viteve 1990, ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.
Në Facebook, ai thotë se, “nuk e mendoja që pas 30 vitesh të ftoja qytetarët për të mbrojtur pluralizimin dhe demokracinë”.
Shkrimi i plotë i Metës
Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌ mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! /Telegrafi/