Site icon Telegrafi

Meta publikon letrën drejtuar Venecias për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

Në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit shqiptar ka publikuar letrën drejtuar Venecias, ndërsa thekson se Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit.

“Presidenti i Republikës vlerëson se mirëbesimi i Komisionit të Venecias, investuar prej gati 30 vitesh në dobi të shtetit të së drejtës në Shqipëri, nuk mund dhe nuk duhet të shpërdorohet për
qëllime politike të ditës, por për të përfituar nga përvoja më e mirë e praktikës gjyqësore evropiane”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Exit mobile version