Site icon Telegrafi

Meta: Protesta e drejtë kushtetuese, të ruhet qetësia dhe të shmangen aktet e dhunës 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot në kohën kur po mbahet protestë para selisë së Partisë Demokratike, të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Meta thekson se protesta është e drejtë kushtetuese, por bëri thirrje për ruajte të qetësisë dhe shmangie të dhunës.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, tha ai, raporton Telegrafi. /Telegrafi/

Exit mobile version