Site icon Telegrafi

“Meta”, Prokuroria: Të rrëzohen kërkesat e mbrojtjes

Prokurori Bujar Sheshi tha se thëniet e avokateve janë të pabazuara në ligj dhe se "pretendimi se hetimet janë bërë jashtë afateve ligjore, nuk qëndron, pasi në fillim çështja është regjistruar pa emrin e Ilir Metës".

Lidhur me mos-përdorimin e thënieve të ish-ministrit Dritan Prifti për video-përgjimin, me argumentin se edhe ai është nën hetim, prokurori sqaroi se zoti Prifti po ndiqet në një tjetër proces për një çështje të ndryshme nga kjo e zotit Meta.

Për pretendimin e tretë të mbrojtjes, se nuk është njoftuar në kohë për ekspertimin e videos, përfaqësuesi i akuzës tha se eksperti i huaj u caktua kur dosja nuk kishte emrin e zotit Meta. Ndërsa për hetimet që po kryhen nga prokuroria e përgjithshme dhe jo ajo e Tiranës, vendimi u mor për shkak se dy personat nen hetim për video-skandalin, gëzonin imunitet./Telegrafi/

 

Exit mobile version