Telegrafi

Meta: Prodhimi ka shkuar në 7.1 miliardë kilovatë energji këtë vit

Meta tha se prodhimi mesatar i vendit që është tërësisht i bazuar në hidrocentrale shkonte nga 4 deri 5 miliardë kilovat orë në vit ndërsa që nga 1 janari i këtij viti, deri tani, prodhimi ka shkuar në 7.1 miliardë kilovat orë në vit. "Është një vit jashtëzakonisht i pazakontë në drejtim të reshjeve", tha Meta.

Meta pranoi mungesën e investimeve afatgjata në zonën e Shkodrës dhe impaktin e shkarkimeve në zonën e Shkodrës për dy-tre ditë ndërkohë që ripërsëriti situatën e jashtëzakonshme të reshjeve këtë vit.

"Ju nuk doni t’i dëgjoni këto fakte se doni të rrëzoni qeverinë, duke spekuluar me përmbytjet. Ju doni ta rrëzoni me përmbytje, qëllimi është përdorimi i fatkeqësisë për të rrëzuar qeverinë", tha Meta duke iu drejtuar deputetëve socialistë.

"Mos kërkoni fajtorë atje ku nuk ka", tha Meta duke u thënë deputetëve socialistë që të ngrenë komision hetimor nëse duan të hetojnë gjendjen në kaskadën e Drinit. /Telegrafi/