Site icon Telegrafi

Meta: Problemi i vendit nuk është LSI-ja, por oligarkia

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) zhvilloi sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë mitingun elektoral, ku dhjetëra e mijëra mbështetës të saj i janë bashkuar thirrjes së drejtuesve për t’u bërë bashkë dhe për të dalë forcë e parë.

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili, tha se “sot është dita jonë e madhe ku popull do çlirohet njëherë e përgjithmonë, sot është dita që kthejmë përgjigjen e madhe për një plan të madh. Plani i cili ul taksat e shqiptarëve”.

Vasili theksoi se vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi dhe kjo vetëm me LSI.

“Sot po marrin mesazhin e shpresës së madhe të LSI që ka një plan, të tjerët kanë tepsi, të ndahemi përgjithmonë nga çmenduria”, tha ai.

Kurse ish kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha se aq mandate sa morën në 2013 në koalicion me Ramën, do të marrin në 25 qershor vetëm në Tiranë.

“Ne nuk promovjmë deputetë me rekorde kriminale, ata i promovoi Rilindja. Ne promovijmë të rinj dhe të reja”, tha Meta.

Për sondazhet më të fundit të publikuara në vend, Meta tha se “janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës”. Ai përcolli edhe disa mesazhe për Edi Ramën, ashtu edhe për Lulzim Bashën, ku tha se problemi i vendit nuk është LSI-ja, por oligarkia.

Exit mobile version