Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, pret të pushojë nga puna rreth 490 punëtorë në selinë e saj ndërkombëtare në Dublin, ekuivalente me pothuajse një të pestën e fuqisë së saj punëtore irlandeze.
Me këtë, Meta filloi raundin e fundit të shkurtimeve të planifikuara në mbarë botën, si pjesë e mbylljes së paralajmëruar të rreth 10 mijë vendeve të punës.
Ajo aktualisht punëson 2,500 punëtorë të përhershëm në Dublin dhe planifikon të shpërndajë pushimet nga puna në të gjitha segmentet e biznesit, duke përfshirë financat, shitjet, marketingun, analitikën, operacionet dhe inxhinierinë.
Tashmë në muajin nëntor të vitit të kaluar, Meta largoi 320 punonjës në Irlandë në raundin e parë të pushimeve nga puna.
Numri përfundimtar i pushimeve nga puna në raundin e fundit do t’i nënshtrohet konsultimit kolektiv. /Telegrafi/