Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Departamentin e Shtetit në Uashington nga Ndihmës/Sekretari i Shtetit, William Brownfield.
Meta dhe Brownfield diskutuan me njëri-tjetrin për forcimin e bashkëpunimit më tej mes dy vendeve, për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ndihmës/Sekretari i Shtetit, Brownfield vlerësoi hapat e ndërmarra për reformën në drejtësi dhe përgëzoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta për në konsensusin e arritur në miratimin e reformës.