Site icon Telegrafi

Meta prezanton modelin e AI-s që mund të identifikojë 4,000 gjuhë të folura

Meta ka prezantuar modelin e saj të AI-s, Massively Multilingual Speech, (MMS) që mund të përkthejë mbi 1,100 gjuhë dhe dialekte nga e gjithë bota.

“Shumë nga gjuhët e botës janë në rrezik të zhdukjes dhe kufizimet e teknologjisë aktuale të njohjes së të folurit dhe gjenerimit vetëm sa do ta përshpejtojnë këtë prirje. Ne duam t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve qasjen në informacion dhe përdorimin e pajisjeve në gjuhën e tyre të preferuar, dhe sot po njoftojmë një seri modelesh të inteligjencës artificiale (AI) që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”, tha kompania, transmeton Telegrafi.

Meta thotë se programi i saj MMS mund të identifikojë gjithashtu më shumë se 4,000 gjuhë të folura, duke ofruar kapacitet të konsiderueshëm për të lidhur dhe integruar më shumë rajone në të ardhmen.

Ky model i Meta-s do t’u mundësojnë të tjerëve brenda komunitetit të kërkimit të ndërtojnë kapacitetin e tij të përkthimit, i cili do të shohë më shumë gjuhë të shtuara në grupin e të dhënave, duke u mundësuar atyre të jetojnë në forma të reja.

Programi i kësaj kompanie Massively Multilingual Speech mund të njohë dhe të identifikojë mbi 4,000 gjuhë të folura, kjo do të thotë se nëse flisni ose lëshoni një video në një gjuhë të caktuar, programi mund t’ju tregojë se çfarë gjuhe është. /Telegrafi/

Exit mobile version