Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është i previligjuar që të pres nxënës dhe mësues të shkollave shqipe nga Medvegja.
“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe”, ka njoftuar Presidenti Meta në profiling e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës evropiane midis shqiptarëve dhe serbëve.
“Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m’i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës evropiane midis shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar Meta. /Telegrafi/