Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reagon në një intervistë për mediat ndaj deklaratave të homologut grek Pavlopulos.
Në një intervistë për “Albanian Daily News”, Meta u shpreh se qëndrimet e Presidentit grek nuk janë në sintoni me Bushatin e Kotzias.
“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos jo në sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok”, u shpreh Meta.
Sa i përket negociatave me BE, Presidenti Meta u shpreh se besueshmëria e zbatimit të reformave, kyç për suksesin.
“Shqipëria mund të ecë më shpejt drejt çeljes së negociatave, por duhet vullnet i konsoliduar politik. Besueshmëria e zbatimit të reformave kyç për suksesin”, tha Presidenti Ilir Meta. /Telegrafi /