Telegrafi

Meta pranon letrat kredenciale të ambasadores së re amerikane në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Meta e uroi ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, theksoi Meta.

Lexo po ashtu Mbërrin në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim

Kreu i shtetit shprehu angazhimin e tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik. /Telegrafi/