Sa jeni të gatshëm të paguani për versionet e Facebook dhe Instagram në të cilat nuk do të shfaqen reklamat?
Prej vitesh kemi dëgjuar për versionin e Facebook, kurse duket se Meta po e shqyrton seriozisht futjen e opsionit të parapagimit jo vetëm për Facebook por edhe Instagram, transmeton Telegrafi.
Në këtë rast nuk është dëshira për modelin e ri të punës, që do të ishte burim i mirë i të hyrave, por detyrim dhe përgjegjësi e ri që sipas ligjit që ka hyrë së fundmi në fuqi në BE tek platformat më të mëdha të rrjeteve sociale.
Me futjen e abonimeve në këto platforma Meta, nuk do të kishte më nevojë për gjurmim të të dhënave, pasi përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale nuk do të shfaqeshin më reklama.
Tre burime të njohura me situatën në kompani kanë treguar për mediat se kompania e Zuckerberg po e konsideron seriozisht këtë lëvizje.
Sipas këtyre burimeve, Meta së shpejti mund të fillojë të bëjë ndryshime dhe, për përdoruesit që nuk duan t’u shfaqen reklama, të përdorin versionet e Facebook dhe Instagram që do të kërkojnë pagesën e një abonimi mujor.
Do të jetë interesante të shihet shifra për të cilën vendos Meta, sepse shuma e abonimit mujor duhet të jetë një element kyç për shumë përdorues, të cilëve u duket mjaft interesante ideja e një Facebook-u që nuk do të shfrytëzojë të dhënat e tyre dhe nuk do t’u tregojë reklama. /Telegrafi/