Site icon Telegrafi

Meta po merr masa për ngacmimet në Metaverse

Kompania Meta ka njoftuar për një veçori të re për të lejuar më shumë hapësirë personale për avatarët e njerëzve në botët e realitetit virtual.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Metaverse është ende në fazën e konceptit, por përpjekjet e fundit për të krijuar botë virtuale po përballen tashmë me një problem: ngacmimin.

Kolumnistja e teknologjisë e Bloomberg, Parmy Olsen, tregoi për BBC për përvojat e saj “të pakëndshme”.

Dhe një grua e krahasoi përvojën e saj traumatike në VR me abuzimin seksual.

Meta ka njoftuar tani një veçori të re, Personal Boundary, që fillon nga 4 shkurti. Parandalon që avatarët të afrohen, duke krijuar më shumë hapësirë personale për njerëzit dhe duke e bërë më të lehtë shmangien e këtyre ndërveprimeve të padëshiruara.

Ndalon të tjerët të “pushtojnë hapësirën personale të avatarit tuaj”, tha Meta.

“Nëse dikush përpiqet të hyjë në Personal Boundary-n tuaj, sistemi do të ndalojë lëvizjen e tij përpara se ata të arrijnë kufirin”. /Telegrafi/

Exit mobile version