Site icon Telegrafi

A do të paguanit për Instagram dhe Facebook pa reklama?

Meta Platforms po synon të prezantojë shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë, thanë të martën dy njerëz të njohur me këtë çështje.

Disa plane u diskutuan për sa i përket çmimeve, por plani prej 10 eurosh në muaj është më i mundshmi, tha njëri prej burimeve, derisa sipas burimit tjetër, veçoria do të lansohet në muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Propozimi është një përpjekje nga Meta për të respektuar rregulloret e Bashkimit Evropian që frenon Meta-n për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas por me reklama dhe një abonimi pa pagesë, mund të bëjë që përdoruesit të zgjedhin të parin,  duke ndihmuar Meta-n të respektojë rregulloret pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave. /Telegrafi/

Exit mobile version