Site icon Telegrafi

Meta përshëndeti ratifikimin unanim të protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një rrjetit social “Facebook” përshëndeti ratifikimin unanim e protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, shkruan Meta duke shtuar se prezenca e kreut të Kuvendi të Maqedonisë së Veriut nderoi këtë votë solemne, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shqipëria ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

“Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën evropiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike”, thotë kryetari Meta.

Ai shkruan se ndihet krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për gjithë rajonin./Telegrafi/

Exit mobile version