Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se përpjekjet e tij të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.
Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.