Site icon Telegrafi

Meta: Pavarësia e Kosovës, zhvillim i rëndësishëm për stabilitetin rajonal

Në këtë kuadër Meta ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në proceset e integrimit në institucionet evropiane dhe euroatlantike si dhe në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal.

Këto komente shefi i diplomacisë shqiptare i bëri në Bukuresht në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore.

Meta ka vlerësuar edhe dinamikën e bashkëpunimit në kuadër të NEQ it, duke veçuar rëndësinë e përafrimit të vendeve të Nismës që ende nuk janë anëtarë të BE së, me strukturat e Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër ai është ndalur në progresin e realizuar nga Shqipëria në procesin e integrimit në BE, duke e vënë theksin në arritjen e standardeve të kërkuara, përfshirë këtu edhe kërkesat e përmbushura për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ai ka vënë në dukje se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm për këto vende, por edhe për mbarë rajonin. /qik/

Exit mobile version