Telegrafi

Meta: Paralajmëruam policinë për grupet që do të sulmonin

Meta tha në një deklaratë për shtyp se partia e tij i ka dërguar më 20 janar një letër drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit ku thuhet se në kuadër të përgatitjeve të demonstratës të përfaqësuesve të opozitës, po organizohen grupe me eksponentë të njohur për të sulmuar me mjete te forta.

“Ajo që ka ndodhur dje nuk është surprizë. Edi Rama, ndërsa donte te rrezonte një qeveri legjitime, pasi u përpoq të blinte deputetë të maxhorancës me deputetë të blere, duke qenë në fundin e tij si politikan duke humbur çdo lloj logjike dhe përgjegjësie politike iu drejtua krimit të organizuar sesi dhunonte dje policinë”, ka thënë Meta.

Ish-zëvendëskryeministri ka kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e trazirave dhe ka theksuar se pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe me “falangat e krimit të organizuar e krimit ordiner”. /Telegrafi/