Site icon Telegrafi

Meta: Pakica maqedonase është pasuri pë Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili sot vizitoi komunën e Pustecit, theksoi se pakica maqedonase në është pasuri për Shqipërinë.

Nikoqir i presidentit Meta ka qenë zëvendës kryetari i Pustecit, Andon Jani, anëtarët e Këshillit të komunës, përfaqësues të AMIE, të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Vasill Sterjovski.

“Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për identitetin tuaj. Unë jam i përkushtuar që edhe më tej të promovoj pakicën maqedonase, e cila mban vlera dhe tradita të shkëlqyeshme. Pakica maqedonase do të jetë vazhdimisht nën kujdesin tim”, tha Meta./Telegrafi/

Exit mobile version