Kompania Meta Platforms, e cila zotëron Facebook, njoftoi se ka ngritur një padi kundër hakerëve.
Personat e paidentifikuar të të pandehurit qëndrojnë pas më shumë se 39 mijë faqeve të phishingut, të cilat u prezantuan në mënyrë të rreme si sajte të Metas dhe përdoruesit u çuan të zbulonin të dhënat e tyre për t’u kyçur në faqe.
Hakerët kanë krijuar faqe interneti të rreme, të cilat janë maskuar si faqe identifikimi në faqet e Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.
Faqja u kërkoi viktimave të mundshme të fusnin emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e tyre, dhe ky informacion u mblodh më pas nga të pandehurit. Meta po kërkon gjithashtu 500 mijë dollarë dëmshpërblim nga sulmuesit anonimë.
Sulmet u kryen përmes shërbimit Ngrok, i cili ridrejtoi trafikun e internetit në faqet e phishing, duke maskuar vendndodhjen reale të hakerëve dhe strukturat e tyre false.
Meta pretendon se shtrirja e këtyre sulmeve phishing është rritur që nga marsi 2021 dhe mijëra URL janë shkarkuar nga faqet e phishing përmes teknikës së përmendur. /Telegrafi/